Fetva te dijetareve Musliman ne lidhje me diten e Valentinit
Faqja kryesore | Namazi | Pembledhje Hutbesh | Teoria e Evolucionit | Foto l | Foto ll | sh.v

Fetva te dijetareve Musliman ne lidhje me diten e Valentinit

Fetvaja e Sheih Muhamed ibn Salih al-Uthajmin (Allahu past meshire ndaj tij)

Pyetje:


Koheve te fundit festimi i Dites se Valentinit eshte perhapur gjeresisht, veqanarisht ne mesin e studenteve. Kjo eshte njera prej festave Krishtere. Ato veshen ne te kuqe, duke perfshire edhe kepucet e tyre, dhe shkembejne lule te kuqe. . . Ne shpresojm se ti do te kesh mundesi qe te na tregosh gjykimin ne lidhje me festimin e festave te ketilla. Qka i keshillon Muslimanet qe te bejne ne lidhje me keto gjera? Allahu te ruajt dhe te kujdeset per ty.


Ai u pergjigj:


Festimi i Dites se Valentinit nuk eshte i lejuar per disa arsye:


1 - Eshte nje fest e shpikur e cila nuk ka baza ne sheriat.


2 - Ju bene thirrje njerezve qe ti preokupojn zemrat dhe mendjet e tyre me keto gjera te marra te cilat shkojn kunder udhezimit te selefeve te devotshem (Allahu qoft i kenaqur me ta), pra nuk eshte e lejuar qe ne kete dite te behet ndonje tradit qe lidhet me kete fest, qoft ajo ne lidhje me ushqimin, pijen, veshjen, shkembimin e dhuratave ose diq tjeter. Muslimanet duhet te jene krenar me fen e tyre dhe jo te jene aq te dobet ne karakter saqe ta pasoi gjdonjerin i cili e bene ndonje zhurme. Une e lus Allahun qe ti mbroi Muslimanet nga te gjitha nxitjet, te dukshme dhe te padukshme, dhe te kujdeset per ne dhe te na jap neve fuqi. Dhe Allahu e dine me se miri.


Fetva nga Sheih Abd-Allaah ibn Abd al-Rrahman ibn Xhibrin ne lidhje me festimin e kesaj dite:


Ai eshte pyetur: festimi i te ashtuquajtur Festa e Dashuris (Dita e Valentinit) eshte bere e perhapur ne mesin e djemeve dhe vajzave tona. Ky (Valentini) eshte emeri i nje te shenjeti i cili respektohet nga te Krishteret, dhe kjo dite festohet gjdo vit me 14 Shkurt. Ata shkembejn dhurata dhe karanfila te kuq, dhe veshin rroba te kuqe. Qka eshte gjykimi per festimin e kesaj dite, apo te shkembehen dhuratat ne kete dite? Allahu te shperbleft me te mire.


Ai u pergjigj:


S`pari, nuk eshte e lejuar qe te festohet nje fest e atill e shpikur, sepse kjo eshte risi e re e shpikur (bidat) e cila nuk ka baza ne sheriat. Pra perfshihet ne hadithin e Aishes ( Allahu qoft i kenaqur me te), e cila tha se Pejgamberi (paqja dhe bekimi i Allahut qoft mbi te) ka thene: "Kushdo qe sjell risi ne kete qeshtjen tone (p.sh. Islam) e cila nuk eshte pjes e tij, do ti refuzohet" - p.sh., do ti hudhet mbrapa atij i cili e shpiki.


S`dyti, kjo ka te beje me imitimin dhe te ngjarit pabesimtareve duke e respektuar ate qe ata e respketoin dhe te cilet i respketoin festivalet dhe festat e tyre, dhe ne imitimin e tyre ne disa prej praktikave fetare te tyre.Ne hadith thuhet, "Kushdo qe e imiton nje popull eshte njeri prej tyre."


S`treti, gjerat qe rrjedhin nga ajo, siq jane ndejat/zhurkat, lojrat, te kenduarit, muzika, paturpesia, mosperkatesia, zbulimi, zbulimi i papermbajtur, perzierja e meshkujve me femra, dhe paraqitja e gruas para jo-mahrremit (te huajit), etj, jane gjera ku te gjitha jane haram-te ndaluara apo jane rruge qe dergojn ne pamoral. Prandaj nuk do te arsyetohet me arsyen e rehatshmeris dhe argetimit, apo pohimeve se ata nuk do ti tejkaloin kufijt, per arsye se ajo nuk eshte ne rregull.


Ne keto baza, nuk eshte e lejuar qe te shiten keto dhurata dhe karanfila, nese e din se bleresi do ti festoi keto festa, apo do ti jape si dhurat apo do ti perdor per ti nderuar keto dite, ne menyre qe shitsi mos te marr pjes ne mekatin e atij i cili i bene keto akte shpikese. Dhe Allahu e dine me se miri.


Fetvaja e Komitetit Qendror


Komiteti Qendror gjithashtu eshte pyetur me nje pyetje per kete fest:
Disa njerez e festojn diten e katermbdhjet te Februarit te vitit Krishter si Dite e Dashuris (Diten e Valentinit), ku ata shkembejn dhurata te karanfilave te kuq dhe veshin rroba te kuqe, dhe i uroin njeri tjetrit. Disa prej bukpjekesve bejne embelsira qe jane ne ngjyre te kuqe, me zemer te vizatuar ne to, dhe disa shitore kane anonsime per prodhimet e tyre se jane veqanarisht per kete dite. Qfar eshte mendimi juaj?


Komiteti iu eshte pergjigj:


Eshte haram per Muslimanin qe ti ndihmoi keto festivale apo ndonje festim tjeter haram ne qfardo menyre, qoft me ushqim, pije, blerje, shitje, prodhim, korrenspondim, me anonsim apo ne ndonje menyre tjeter, per arsye e gjith ajo perfshin te ndihmuarit e njeri tjetrit ne mekat, tejkalim te kufijve dhe mosbindshmeri ndaj Allahut dhe te Derguarit te Tij, dhe Allahu thote (interpretimi i domethenjes):


Ndihmoni njeri tjetrin ne El-Birr dhe Et-Takua (virtyte, veperdrejtesi dhe devotshmeri); por mos e ndihmoni njeri tjetrin ne mekat dhe tejkalim te kufijeve. Dhe keni frik Allahun. Vertet, Allahu eshte i ashper ne denim" [El-Maidah 5:2]


Pra Muslimani duhet ti permbahet Kuranit dhe Sunetit ne te gjitha punet e tij, veqanarisht ne kohen e fitneve (nxitjeve dhe turbullinave) dhe kur korruptimi eshte i perhapur gjeresisht. Ai duhet te jete i menqur dhe te kete kujdes qe ti ik asaj qe mos te bie ne keqeudhezimin e atyre qe e kane fituar hidherimin e Allahut dhe te atyre qe devijuan, dhe te keqeberesve te cilet nuk shpresojn per shperblim nga Allahu dhe qe nuk tregojn aspak respekt ndaj Islamit. Muslimani duhet te kerkoj strehim tek Allahu dhe te lutet per udhezimin e Tij dhe per ndihme qe ti permbahet paluhatshme atij, per arsye se askush nuk mund te udhezoi perveq Allahut dhe askush s`mund te na beje neve qe te qendrojm te paluhatshem perveq Tij. Dhe Allahu eshte Burim i fuqis. Allahu e bekoft Pejgamberin tone Muhamedin dhe familjen e tij dhe shoket e tij dhe te ju dhuroi atyre paqe.


Al-Laxhnah al-Daaimah lil-Buhuth al-Ilmijah wal-Iftaa


Perfundimisht, ne ju ofrojm vellezerve tane keshillat ne vijim:


1 - Ata duhet ti nxisin hatibet (imamet qe japin hutbet) qe te ju tregoin njerezve dhe te ua terheqin verejtjen. Ata duhet te ia sqaroin kete qeshtje imamit te xhamis dhe ti tregoin atij atehere kur kjo dite te jete afer. Ata duhet ti japin nje kopje te fetvave te Komitetit Qendror dhe te Sheih Muhamed ibn Salih al-Uthajmin (Allahu past meshire ndaj tij). Gjdo person duhet te perpiqet qe ta kontaktoi imamin e xhamis se tij dhe ti tregoi atij per kete. Me siguri ka imam te xhamijave ne mesin e vellezerve qe ndoshta pergjegjesia e te treguarit per kete te kryhet kur ta lexoin kete artikull.


2 - Gjdo mesues duhet ta sqaroi realitetin e kesaj feste dhe te ua terheq verjtjen studentave te tij apo te saj per kete. Ata do te pergjigjen para Allahut neser. Ata duhet ta saqaroin ate se eshte haram duke cituar Fetvan e Komitetit Qendror. E gjitha duhet te filloi nje jave perpara ne menyre qe te kete ndonje dobi.


3 - Ata qe shkojne per rreth dhe i kontrolloin njerezit dhe qendrat kryesore te organizatave duhet te lajmerohen per te gjitha shitoret te cilat po shesin dhurata per kete dite apo qe vejne foto per te treguar qfar duhet te jete dhurata apo si te mbeshtillet.


4 - Gjdo person duhet ti beje anetaret e familjes se tij te vetedijshem per kete. Kushdo qe ka moter ne shkolle apo vella duhet te ju tregoi atyre dhe te ua terheq verejtjen atyre per kete qeshtje, sepse shume njerez jane te pavetedijshem per kete fest dhe qka don te thot.
Ne lusim Allahun qe ti mbroj Muslimanet nga nxitja harame dhe nga e keqja e vetes se tyre dhe nga kurthat e armiqeve te tyre, se Ai eshte Ndegjues i Te Gjithave I Cili i pergjigjet lutjeve. Allahu dergoft bekim mbi robin dhe Te Derguarin e Tij Muhamedin, dhe mbi te gjith familjen e tij dhe shoket e tij.